Shkrumbohet makina në autostradën Tiranë-Elbasan, shpëton mrekullisht shoferi

Një makinë është shkrumbuar plotësisht pasi ka marrë flakë në ecje në autostradën Tiranë-Elbasan.

Ndërhyrja e zjarrfikësve për të shuar zjarrin që ka përfshirë totalisht mjetin.

Sipas policisë, në Kodër Ibë, si pasojë e një defekti teknik ka marrë flakë në lëvizje një mjet “Renault”. Fatmirësisht shoferi ka arritur të dalë dhe ka vetëm dëme materiale.

Shtuar 11.04.2021 04:04