Një makinë është shkrumbuar plotësisht pasi ka marrë flakë në ecje në autostradën Tiranë-Elbasan.
Ndërhyrja e zjarrfikësve për të shuar zjarrin që ka përfshirë totalisht mjetin.
Sipas policisë, në Kodër Ibë, si pasojë e një defekti teknik ka marrë flakë në lëvizje një mjet “Renault”. Fatmirësisht shoferi ka arritur të dalë dhe ka vetëm dëme materiale.