Shkrumbohen 4 makina gjatë natës në Fier

Katër makina u përfshinë nga flakët si pasoë e një zjarri në lagjen “Apolonia” në Fier.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë orave të para të mëgjesit të sotëm, ndërsa 3 prej makinave janë shkrumbuar totalisht.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 03:20, në lagjen “Apollonia”, Fier, automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit N. B., i parkuar, dyshohet për shkaqe elektrike, ka marrë flakë.

Si pasojë  është djegur edhe automjeti tip “Nissan” në pronësi të shtetasit M. B., automjeti tip “Volkswagen”, në përdorim nga shtetasi A. P. dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit M. Gj., të cilat ishin parkuar afër këtij automjeti.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Albeu.com.

 


Shtuar 13.08.2023 07:57