Shkroi historinë për Shqipërinë, Alban Beqiri mbyll Botërorin e Boksit me medalje (VIDEO)

Alban Beqiri ka mbyllur sot garimin e tij historik në Botërorin e Boksit me një medalje të bronztë.

Boksieri shqiptar ia doli që të shkonte deri në gjysmëfinalet e aktivitetit në Serbi, ku për fat të keq u mund me pikë nga rusi Vadim Musaev.

Një dëmtim i dyfishtë në dorë dhe në mes ndikoi sfidën e Beqirit, që synonte të shkonte në finalen e madhe për peshën deri në 71 kilogramë. Musaev arriti ta mbante larg boksierin shqiptar duke siguruar me goditje nga distanca pikët që i duheshin për të siguruar praninë në finale.

Gjithsesi, kjo mbetet një pjesëmarrje historike për boksierin kuqezi, i cili fitoi ndeshjet me radhë derisa arriti në gjysmëfinale ku edhe humbja të siguron medaljen e bronztë, e para në historinë e Shqipërisë në një aktivitet të këtyre përmasave.

RRUGA DREJT MEDALJES:

Ndeshja e parë 5-0 kundër kenianit Maina

Ndeshja e dytë 5-0 kundër lituanezit Banis

Ndeshja e tretë 4-1 kundër panamezit Bekford

Ndeshja e katërt 4-1 kundër jordanezit Eashash

Gjysmëfinalja 0-5 kundër rusit Musaev


Shtuar 4.11.2021 20:02