Shkon në 1500 numri i personave me simptoma helmimi në Deçan

Deri më tani, në Deçan të Kosovës, mbi 1500 persona kanë kërkuar trajtim spitalor pasi kanë shfaqur simptoma të helmimit, ka thënë  drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha.

Berisha është shprehur se 99% e pacientëve kanë marrë shërbime mjekësore dhe se gjendja e tyre paraqitet mirë.

Dyshohet se qytetarët e Deçanit janë helmuar nga uji i pijshëm, ndërsa institucionet janë duke kryer hetime.

Kujtojmë se në Deçan është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për shkak të këtij helmimi masiv./albeu.com


Shtuar 13.07.2021 14:46

Tags: ,