“Shkërrmoqet” banda shqiptare që grabiste dyqanet në Atikë

Një bandë që kryente vjedhje dyqanesh në zona të ndryshme të Atikës u shpërbë nga policia e Atikës Verilindore.

Dy shqiptarë janë vënë në pranga dhe akuzohen se kishin kryer vjedhje edhe në një autoshkollë në Keratsini. Në të njëjtën kohë, edhe një tjetër është identifikuar dhe është në kërkim.

Përsa  i përket mënyrës së tyre të veprimit, banda shkoi në dyqanet ose zyrat e katit përdhes ku edhe kryenin vjedhjet.

Një nga pjesëtarët e bandës rrinte jashtë dyqanit në gatishmëri, duke siguruar largimin e sigurt dhe të menjëhershëm nga vendi i vjedhjes.

Hetimi policor zbuloi 11 raste vjedhjeje dhe një përpjekje për grabitje. Të arrestuarit, të cilët janë akuzuar në të kaluarën për vepra të ngjashme, u dërguan në Prokurorinë Publike të Athinës.


Shtuar 20.07.2021 16:09