Shkatërrohet banda shqiptaro-rumune në Itali, sekuestrohen 5 kg kokainë, 100 kg marijuanë dhe 676 mijë euro

ITALI- Një bandë e dedikuar për trafikun ndërkombëtar të drogës, aktive mes Firences dhe Pratos, është shkatërruar nga policia italiane.

Që në orët e para të mëngjesit ushtarakët, nën koordinimin e DDA të Firences, kanë zbatuar pesë urdhra ndalimi, nga të cilët dy me burg dhe tre në arrest shtëpie, kundër organizatës kriminale të përbërë nga persona me origjinë shqiptare dhe rumune.

Pas hetimeve u zbulua se banda kishte krijuar bazën e saj operacionale në Prato dhe se ishte në gjendje të sillte sasi të mëdha kokaine, hashash dhe marihuanë në zonën e Firences dhe më pas ta rishiste drogën në të gjithë Toskanën.

Shoqata kriminale ishte e strukturuar në mënyrë të tillë që të kujdesej për çdo fazë: nga furnizimi i lëndës narkotike, transporti, si dhe përpunimi i drogës deri te tregtia me pakicë.

Banda, nënvizojn policia, ka demonstruar një stabilitet të fortë me kalimin e kohës, duke vazhduar të mbetet shumë aktive edhe pas disa arrestimeve.

Gjatë hetimeve u arrestuan në flagrancë dy persona dhe sekuestruan gjithsej 5 kilogramë kokainë, 100 kilogramë marihuanë dhe hashash, së bashku me 676 mijë euro cash, si dhe dy pistoleta dhe 500 gëzhoja të kalibrit 9×21./albeu.com


Shtuar 30.01.2024 13:19