Shkatërrim prone dhe kundërshtim policie, arrestohen në Berat dy të kërkuarit

Në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat dhe Kuçovë u bë e mundur kapja dhe ndalimi i 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

Shërbimet e Policisë Berat kapën shtetasin e shpallur në kërkim policor G. D., 56 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shkatërrim prone”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë kapën dhe ndaluan shtetasin A. Gj., 38 vjeç, banues në Kuçovë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 23.07.2021 09:07