Shkarkimi i Presidentit: Rama kërkon 30 minuta kohë për t’i thënë “mirupafshim” Metës

Ka nisur në Kuvend seanca ku do të vendoset për shkarkimin e presidentit të vendit Ilir Meta.  Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në kohë, teksa do   të mbajë dhe një fjalim prej 30 minutash për ish-aleatin e tij.

Në listën e diskutantëve, Rama është deputeti dhe përfaqësuesi i qeverisë që do të ketë kohën më të madhe në dispozicion për të folur.

Në nisje të seancës është kreu i komisionit hetimor për shkarkimin e Metës, Alket Hyseni, ai që po lexon gjetjet, dhe shkeljet e kushtetutës që sipas tij i ka bërë presidenti Kushtetutës, me qëndrimet e tij.

Sipas Komisionit, Meta ka gjetur rreth 30 shkelje të rënda që presidenti i ka bërë Kushtetutës, duke mos qenë i paanshëm në muajin e fushatës elektorale, ku pretendohet se ka bërë thirrje dhe për dhunë.


Shtuar 9.06.2021 10:20