Sot vendoset fati i Metës, a do të jetë Rama i pranishëm në Kuvend

Në orën 10:00 nis  seanca parlamentare për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Ndërkohë  kryeministri Edi Rama, prej dy ditësh ndodhet në një vizitë zyrtare në Hungari dhe më pas ka udhëtuar drejt Bullgarisë ku pati edhe një takim me krerët më të lartë të shtetit.

Mëngjesin e ditës së sotme, Rama ka postuar foto, përpara takimit që pritet të ketë me presidentin bullgar Rumen Radev. Kjo gjë vë në pikëpyetje pjesëmarrjen e tij në seancën parlamentare që pritet të mbahet ditën e sotme lidhur me shkarkimin e presidentit Meta.

Postimi i Plotë

“Sofje – Mëngjes pune me Presidentin Rumen Radev mbi marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe nevojën për dialog mes palëve për zgjidhjen e ngërçit kritik mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut (çka momentalisht pengon edhe thirrjen e Konferencës Ndërqeveritare BE-Shqipëri)”

Shtuar 9.06.2021 08:06