Shkarkimi i Nokës, Basha: S’mund të mbetemi peng i agjendave personale, PD nuk është bunker

Kreu i PD-së Lulzim Basha në një komunikim për media ka komentuar shakrimin e Flamur Nokës si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë.

Basha tha se nuk e përjashtuar Nokën nga grupi i PD-së, por e ka paralajmëruar. Më tej ai u shpreh se, nuk mund të  mbetemi peng i interesave personale që kërkojnë ta kthejnë PD-në në bunker.

“Nokës i kam komunikuar shkarkimin, nuk e kam përjashtuar, por e kam paralajmëruar. Nuk mudnet që PD, që ka armikun e shqiptarëve Ramën, të mbahet peng me sajesa, shpifje dhe keqinformime që na mbajnë larg nga lufta ndaj këtij regjimi. Ne kemi lancuar aksione të shumta për të zhbërë regjimin Rama-Doshi dhe s’mund të mbetemi peng i interesave personale që kërkojnë ta kthejnë PD-në në bunker”, tha Basha./albeu.com


Shtuar 12.10.2021 10:27