Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u deklarua në lidhje me shkarkimin e ish- Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gledis Nano.
“Nuk kam asnjë respekt të veçantë për Gledis Nanon, u zgjodh mbi kritere partiake, por largimi i tij ishte politik se u shkeli na kallo. Thuhet edhe se largimi i tij kishte lidhje me kontenierin e kokainës që u la 5 javë në port derisa u vodhe e gjithë droga dhe kjo nuk duhet të dilte. Kjo e tërboi Ramën. Thuhet edhe se ky takoi Jenor apo Jetmir Latën që i tha ndër të tjera se Ardi Veliu paguhej 30 mijë euro nga Ervis Martinaj, i kishte blerë edhe vilë.
E sigurt është që zhvillimi është brenda familjes Rama. Atë nuk e hiqte kurrë askush veç Ramës, e ka vetëm kryeministri, ministri nuk e shkarkon dot. Ai u hoq për afera të Ramës”, tha Berisha.