Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 55-vjeçar , pasi prodhonte dhe shiste nën emërtimet e markave të tjera, produkte ushqimore (vezë) të pakontrolluara, në pularinë e paregjistruar.
Shtetasi V. Gj. 55 vjeç, banues në fshatin Bërdicë, Shkodër, u vu në pranga për veprat penale “Mashtrimi me produktet ushqimore”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paregjistruar në organet tatimore”.
Policia njofto se gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Bërdicë e Sipërme”, është konstatuar aktiviteti tregtar pulari, në pronësi të këtij shtetasi, i paregjistruar në organet tatimore./albeu.com