Shisnin ilaçet e kimioterapisë te privati, zbulohet skema e mjekëve dhe farmacistëve (Emrat)

Një hetim i Prokurorisë së Tiranës, ka arritur te zbulojë një skemë se si mjek të spitalit të Onkologjikut, shisnin ilaçe të spitalit tek subjektet private.

Gjykata ka miratuar kërkesën e akuzës, duke çuar para përgjegjësisë ligjore 8 persona, mjekë të spitalit onkologjik në QSUT, kirurgë, ish- zv. drejtoresha e përgjithshme e spitalit dhe farmacistë.

Për të provuar ekzistencën e këtij dyshimi nga ana e prokurorisë, u përdorën blerje të ilaçeve të stimuluara. Kryesisht, u blenë ilaçe që përdorën për kimioterapi.

Nga ana Sektorit per Hetimin e krimit eko dhe financiar ne DV P Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale Tiranë, nën drejtimin e Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë pas një pune disa mujore në kuadër të procedimit penal nr.5071/2023 është bërë i mundur finalizimi i operacionit “Kobalti”.

Në kuadër të këtij operacioni, u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe detyrim paraqitje si më poshtë vijon:

1. Edmond Gashi (Mjek prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT) banues në Tiranë, kombësi dhe shtetësi shqiptare, identifikuar me…per vepren penale te “Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 i K.penal me masën e sigurisë “Arrest shtëpie” parashikuar nga neni 237 të Kodit të Procedurës Penale.

2. Emiljano Lela (Koordinator prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT), banues Tiranë, kombësi dhe shtetësi Shqiptare,  identifikuar me… per vepren penale te “Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 i K.penal me masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.

3. Alketa Ymeri (Pere) (Mjeke prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT) banues në Tiranë, kombësi dhe shtetësi Shqiptare,identifikuar me… per vepren penale te “Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 I K.penal me masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.

4. Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe ne QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik) banues Tiranë, kombësi dhe shtetësi Shqiptare, identifikuar me… per vepren penale te “Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 I K.penal me masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.

5. Halil Gashi, banues në Tiranë, gjinia mashkull, kombësi dhe shtetësi shqiptare, identifikuar me…. per vepren penale te “Fshehjes se te ardhurave” parashikuar nga neni 180/1 I K.penal me masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.

6. Florian Marku, banues në Tiranë, me kombësi dhe shtetësi Shqiptare, i pa dënuar, me… , administrator i Flori Farma per vepren penale te “Tregtimi dhe transportimi i mallrave qe jane kontrabande” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave qe jane kontrabande” te parashikuar nga nenet 178 e 179 I K.penal.

7. Është bërë sekuestrimi i klinikës mjekësore “Megis” me nr.Nipt:L92225026K dhe i është komunikuar që nuk duhet të ushtrojë aktivitetin deri në një moment të dytë.

Për shtetasen Drilona Kishta, për të cilën ishte vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të K.Procedurës Penale për veprën penale “Shpërdorim Detyre” parashikuar nga neni 248 i K.Penal nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi kjo shtetase ka qënë jashtë shtetit dhe është vendosur njoftim në kufi.

Këta shtetas, kanë qënë të punësuar në spitalin shtetëror “Nënë Tereza” si mjekë onkologë dhe duke përdorur detyrën e vetë nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror, por i orientonin pacientët në spitale private, për të marrë shërbimin që këkrohej nga ana e atyre.

Gjithashtu, në spitalin “Nënë Tereza” ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë, por nuk vendosej në punë dhe ishte jashtë kushteve të përdorshmërisë, duke u kthyer në një burim rreziu për pacientët.

Gjatë hetimit, është bërë e mundur që ky burim të zhvendosej dhe të vendosej në dhomën adapte.

Është ushtruar kontroll në disa subjekte farmaceutike, ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash kontrbandë të dyshuara dhe të falsifikuara dhe një shumë lekësh prej 10000 Euro në subjektin farmaceutik “Flori Farma”.

Materialet proceduriale, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në ngarkim të shtetasve sipërpërmendur, për veprat penale të “Kontrabandë me mallra të tjerë” Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” , “Ruajtja dhe depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”, dhe “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 174,178,179 dhe 248 të K.Penal.