Shisnin drogë afër shkollave, arrestohen 5 adoleshentë në Tiranë

Policia e Tiranës ka goditur një rast të goditjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave.

Pesë adoleshentë janë vënë në pranga.

Të lidhura

None found

Në kuadër të operacionit “Tempulli” në rrugën “Muhamet Gjollesha”, u kapën dhe arrestuan shtetasit K. B., 19 vjeç, M. B., 19 vjeç, F. Z., 20 vjeç, B. Z., 18 vjeç, dhe një shtetas 16 vjeç.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën 163 doza me lëndë narkotike kanabis gati për shitje.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në afërsi të shkollave të ndryshme në Tiranë.

Lënda narkotike, një grirëse metalike dhe 5 aparate celulare, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./Albeu.com


Shtuar 24.10.2023 11:38