Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar për gjendjen e rrugëve në vend.
Sipas ARRSH ka pasur rënie gurësh dhe inertesh në akset Qafë Mali-Fierzë, Sopot-Kam, Koplik-Bogë, Dedaj-Razëm, Gramsh-Kodovajt dhe në zonën e Poçemit po janë pastruar nga kontraktorët.
Gjithashtu Në Valbonë, në Qafën e Qarrit, në Dardhë dhe në Voskopojë ka pasur reshje bore, rrugët janë të hapura dhe qarkullimi vazhdon pa probleme.
ARRSH bën apel që drejtuesit e mjeteve duhet të jenë të pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë./albeu.com