“Shikoje nga parakolpi”, komentet seksiste të policëve për vajzën e zhdukur, reagon AMP

Pas skandalit në radhët e Policisë së Shtetit, Drejtoria Rajonale e AMP Tiranë ka nisur hetimet.

Ditën e sotme, u bë publike në media një bisedë WhatsApp-i mes disa efektivëve të komisariatit nr.1 në kryeqytet.

Efektivët bënin komente tallëse dhe seksiste ndaj një vajze e cila ishte denoncuar e zhdukur nga familja.

“Drejtoria Rajonale e AMP Tiranë ka nisur menjëherë procedurat për nisjen e hetimit disiplinor ndaj punonjësve të Policisë Tiranë, pas publikimit në rrjete sociale të disa komunikimeve jo etike, në grupet e komunikimit.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90”, thuhet në njoftimin zyrtar të AMP.

Biseda në “WhatssApp” e efektivëve

Rustem Dervishi: Kjo vajzë është larguar nga banesa dhe nëse konstatohet të shoqërohet në komisariatin më të afërt.

Ina: Çfarë vit prodhimi është shef?

Rustem Dervishi: Model i fundit duket.

Petrit Hala: Shikoje Ina nga parakolpi.

Ina: Si urdhëron shef. Fshati që duket s’ka nevojë për kallauz.

Petrit Hala: Fshati që duket nuk ka nevojë për drita.

Petrit Hala: Do pyetur ata punëtorët e atij lokalit që kishit sot për kallëzim, mbase e kanë parë.

Ina: Ahh jo shef subjekti në fjalë nuk lëviz nëpër ato zon. Ka direzione të sakta me objektiva të qarta për veten.

Petrit Hala: Epo mbase ja gjejmë objektivat e jetës.

Ajo që bie në sy është se mes komentuesve është edhe një efektive, e quajtur Ina.

/Albeu.com./