Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Sara Gjordeni, po shijon muajt e fundit të shtatzënisë.
Ajo me këtë rast për të dokumentuar këtë periudhë të bukur ka realizuar edhe një fotosesion.
Bukuroshja e famshme duket e mrekullueshme, gjersa po pret që të bëhet nënë e një vajze.
Sara dhe partneri i saj, artisti Bardhi, në dhjetor do të bëhen prindër për herë të parë.
Dyshja u njohën në edicionin e tretë të Big Brother, ku edhe nisi romanca e tyre e dashurisë.
Të njëjtit tani po jetojnë së bashku në Tiranë, ku edhe kanë blerë një apartament.
Bardhi nga ana tjetër pak ditë më parë solli këngën e re, të cilën ia dedikoi vajzës së tij, që do të quhet Nea.