Qytetarë të Kamzës, sollën dëshmi të ndërhyrjeve brutale të bashkisë Kamëz që me pretekstin e zgjerimit të rrugës, ka shembur mure të shtëpive dhe tualeteve të banorëve, duke bërë që Valiasi të ngjajë me një zonë lufte.
Në pamjet e dërguara shihen shembjet e pjesës së jashtme të banesave të qytetarëve disa prej të cilave kanë mbetur pa tualete, ndërsa nuk shihet asnjë punonjës të veprojë për përmirësimin e gjendjes alarmante.
Janë disa denoncime të ngjashme që kanë ardhur në redaksi për sjellje arrogante dhe anti-qytetare nga kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, që me sa duket nuk shqetësohet për të respektuar qytetarët e tij duke kryer me korrektësi shërbimet dhe detyrën.
Banorët presin përgjigje dhe veprim konkrete nga Bashkia e Kamëz dhe nga autoritetet qendrore për të rikthyer normalitetin dhe për të siguruar që këto ndodhi të mos përsëriten më.
“Shiko ca ben bashkia Kamez, kane zgjeruar lagjen dhe i kan len ne meshir te fatit, kan len njerzit pa Banjo. Ra plani me u zgjeru rruga dhe nuk ka mar nga te dy krahët. Ne Valias te vjetër, rruga asti”, thuhet në denoncimin e qytetarit për JOQ.