Sherri të rinjve në Shkodër, policia jep detaje: Një person u konfliktua me dy vëllezër, të tre përfunduan në spital

Këtë të premte rreth orës 11:10, një sherr që ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta, është regjistruar në afërsi të shkollës “Shejnaze Juka” në Shkodër.

Sipas raportimeve, disa nxënës janë konfliktuar mes tyre për arsye ende të paqarta, ndërsa si pasojë e sherrit kanë mbetur të plagosur me thikë dy prej tyre.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:10, në lagjen “Kongresi i Permetit”, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër).

Të tre këta shtetas janë dërguar në spital, për mjekim, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në vijim do të jepet informacion më i plotë për rastin.


Shtuar 12.12.2025 12:12