Sherri solli vrasje, zbulohet kush janë autorët që vranë biznesmenin në Laç

Mëngjesin e sotëm u ekzekutua me breshëri plumbash në makinën e tij biznesmeni Rakip (Pilot) Roli nga dy persona që po lëviznin në këmbë.

Burime bëjnë me dije se autorët të ngjarjes janë Skëder Lika dhe djali i tij.

Dyshohet se kjo është një vrasje për larje hesapesh, pasi djemtë e viktimës kanë rrahur djalin e Skënder Likës.

Edhe viktima është një emër i njohur për policinë pasi në vitin 2011 ai është përfshirë në plagosjen e një 22-vjeçari në fshatin Gjorm, ku së bashku me Petrit Sana rrahën me sende të forta të riun, duke e plagosur rëndë, pas një sherri për motive banale.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në ndihmë të policisë kanë ardhur edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë./albeu.com


Shtuar 10.12.2021 11:05