Vritet një person në Laç

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Laç. Është vrarë me breshëri automatiku në makinën e tij, biznesmeni Rakip (Pilot) Rroli rreth 55 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur një vendin e quajtur “Sanxhak”

Njoftimi i Policisë:

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 08:45 ,në Sanxhak, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi P.Rr, i cili po udhëtonte me automjetin e tij.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”./albeu.com


Shtuar 10.12.2021 09:05

Tags: ,