Gjykata e Lartë ka rikthyer për shqyrtim në Apelin e GJKKO-së vendimin e dhjetor 2024 për pushimin e hetimeve për deputetin Belidon Nallbati, lidhur me sherrin në Kuvend.
Pra, Kolegj penal i përbërë nga Ilir Panda, Genti Shala dhe Albana Boksi, pranoi rekursin e deputetit Vullnet Sinaj, i cili kërkoi të prishet vendimi i Apelit dhe të hetohet deputeti demokrat për konfliktin fizik.
Të lidhura
None found
Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në 30 tetor të vitit 2023, ku deputeti i Partisë Demokratike Nallbati u përplas fizikisht me deputetin socialist Sinaj, konflikt që u zhvendos më pas edhe në oborrin e Kuvendit.
