Sherri mes vëzhguesve të PD-PS në zgjedhjet e 25 prillit, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

Policia ka arrestuar Armand Stërmasin, 26-vjeçarin i cili është përfshirë në një sherr masiv të regjistruar në një nga qendrat e votimit gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.

Policia raporton se i riu është akuzuar për veprat penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje”

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin A. S.(Z)., 26 vjeç, për veprat penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje”. Ky shtetas dyshohet se ka qenë i përfshirë në ngjarjen e datës 26.04.2021, në një qendër për numërimin e votave, ku ka ndodhur një konflikt mes vëzhguesve dhe numëruesit të votave” -njofton policia.

Ngjarja ka ndohur në 26 prill gjatë procesit të numërimit të votave në Qendrën e Votimit tek shkolla “1 Maji”. Përplasja fizike ka ndodhur mes vëzhguesve dhe numëruesve të Partisë Socialiste dhe Demokratike.

Shtuar 6.07.2021 15:33