Sherri i përgjakur mes komisionerëve në Tiranë, Celibashi me urgjence në qendrën e numërimit

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka shkuar në KZAZ nr.30 pas sherrit fizik që ndodhi atje. Celibashi është ndalur për të marrë informacione mbi atë që ka ndodhur teksa ka diskutuar me anëtarët dhe vëzhguesit e KQZ-së.

Shkak i përplasjes ka qenë ndërprerja e numërimit të votave, ku fillimisht kishte debat mes komisionerëve dhe më pas situate agravoi në sherr fizik.

Ata janë goditur me njëri-tjetrin me grushte, shkelma dhe më pas kanë përdorur dhe karriget.

Tashmë situata është neautralizuar, ndërsa 7 persona janë shoqëruar në komisariat./albeu.com

Shtuar 26.04.2021 11:04