Sherr me sende të forta dhe thika në Milot, mbeten të plagosur dy vëllezër (VIDEO)

Një sherr ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në tregun e Milotit, ku pas një konlikti çasti dy vëllezër kanë goditur me mjete të forta një 58-vjeçar.

Ky i fundit i ka goditur me thikë, duke i dëmtuar. Dy vëllezërit, 19 dhe 27 vjeç janë transportuar  në spital, ndërsa 58-vjeçari pas kontrollit të nevojshëm në spital, është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Milot/Informacion paraprak

Rreth orës 07:15, në vendin e quajtur tregu i Milotit, Kurbin, pas një konflikti të çastit, shtetasit A.P.,27 vjeç dhe D.P.,19 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Pllanë, Lezhë, kanë goditur me mjete të forta shtetasin P. Gj., 58 vjeç, banues në fshatin Gajush, Lezhë, i cili i ka goditur me mjet të mprehtë thikë duke i shkaktuar dëmtime të dy vëllezërve, të cilët janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi P.Gj., është shoqëruar në spital për kontrollin e nevojshëm dhe me pas në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Sherbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./albeu.com

 


Shtuar 15.08.2021 09:02