Sherr me grushta në Kuçovë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës

Një sherr banal mes dy personave në Kuçovë ka përfunduar me dëmtimin e rëndë në kokë të njërit prej tyre.

Policia bën me dije se 54-vjeçari është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për shkak të dëmtimeve në kokë, ndërkohë që policia ka arrestuar autorin.

“Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S.S., 37 vjeç, banues në lagjen “Tafil Skëndo”, Kuçovë, (i dënuar më parë për veprën penale Vjedhja), pasi në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushta shtetasin K.G., 54 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në kokë.

Shtetasi i dëmtuar pasi mori mjekim në Spiatalin Rajonal Berat, u dërgua në Spiatalin e Traumës Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme”, njofton zyrtarisht Policia.


Shtuar 1.11.2021 11:36