Është xheloze? Elita Rudi tregon publikisht se ka takuar ish të dashurën e Gjikos (FOTO LAJM)

Elita Rudi së fundmi në llogarinë e saj në Instagram ka pranuar pyetje nga më të ndryshmet nga ndjekësit e saj të shumtë.

Një pjesë të mirë të pyetjeve ndjekësit i kanë patur për bashkëshortin e saj, reperin Gjiko.

Të lidhura

None found

Shumë kurioz për xhelozinë, një prej ndjekësve pyet Elitën nëse ajo ka takuar ndonjë ish të dashur të reperit, por që me përgjigjen e saj ajo ka bërë lëmsh ndjekësit.

“Po kam takuar (nuk di gjë)”, është përgjigjja e moderatores.

Më tej, ajo sërish është pyetur nëse është xheloze ndaj ish të dashurave të Gjikos, por ajo ka thënë se s’ka pse të jetë, pasi ai tani është bashkëshorti i saj, dashuria e saj.

“Pse more me kon xheloze për ish femrat e bashkëshortit, kur ai është bashkëshorti jem, dashuria ime”, tha Elita Rudi.

Elita dhe Gjiko ka vite që janë martuar, dhe tanimë kanë dy fëmijë, një djalë dhe vajzë.


Shtuar më 1.11.2021 11:37