Sherr jashtë ringut: Momenti kur boksieri i famshëm lë konferencën për të mbrojtur mamanë (VIDEO)

Një sherr masiv raportohet të ketë ndodhur në Las Vegas të shtunën, ku protagonist ishte boksieri Shakur Stevenson.

Stevenson u largua nga konferenca për shtyp dhe vrapoi për të mbrojtur mamanë, ndërsa afër saj kishte nisur një përplasje fizike mes disa personave, raporton The Mirror.

Amerikani 24-vjeçar kishte dalë përpara medias pas fitores së tij të madhe kundër Oskar Valdezit.

Ndërsa mbante në dorë dy brezat e tij të fituar, ai i la në tokë dhe u turr drejt sherrit masiv, i shqetësuar për sigurinë e nënës së tij.

Në vazhdim, punonjësit e sigurisë morën boksierin dhe familjen tij dhe i mbyllën në një dhomë, ndërsa situata e qetësua dhe u vendos rregulli.

Stevenson më pas kërkoi që t’i silleshin dy brezat e tij dhe u bëri thirrje njerëzve që të qetësoheshin. Në vazhdim, konferenca për shtyp vazhdoi pa probleme.

Sipas organziatorëve, e ëma e boksierit nuk u lejua të qëndronte në dhomë, me t’u tensionaur situata, ndërkohë që të pranishëm ishin familjarë të tjerë të boskierit, i cili shpejtoi që t’u vinte në ndihmë.