Një konflikt mes disa të rinjve të komunitetit rom është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës.
Sipas burimeve nga vendngjarja, fillimisht të rinjtë janë përfshirë në një debat verbal, por situata ka agravuar duke degjeneruar në dhunë fizike mes tyre. Pas përplasjes, disa prej të rinjve janë shoqëruar nga policia në komisariat, ku po merren në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Të lidhura
None found
Sipas informacioneve të deritashnishme për mediat shkak i sherrit është bërë një vajzë. Policia e Lezhës ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e konfliktit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e secilit prej të rinjve të përfshirë. Ngjarja ka krijuar tension në zonë, ndërsa pritet që institucionet ligjzbatuese të japin më shumë detaje në vijim.
