Analisti dhe Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela është përzënë nga studio e emisionit “Top Story”, pas një debati të ashpër me moderatoren dhe ish-deputeten demokrate Grida Duma, lidhur me ngjarjen tragjike te “5 Maji” ku u dogjën disa apartamente.
Duma e ka pyetur Lelën se përse deputetët e Partisë Demokratike nuk kanë shkuar në krah të banorëve, derisa biseda devijoi në hulli të tjera dhe analisti i tha moderatores të mos i drejtonte gishtin, ose në të kundërt “duhet t’i gjente vend ku ta fuste”.
Të lidhura
None found
Menjëherë tonet u ngritën dhe Alfred Lela u largua nga studio, pasi Grida Duma i tha se e përzinte sa herë të donte nëse ai vazhdonte të shkelte etikën.
Alfred Lela: Jo, po duhet të flas opozita çfarë do Top Channel.
Grida Duma: Top Channel, Lela, të do ty këtu për të thënë të vërtetën, se me këto rritet audienca.
Alfred Lela: Pse, çfarë ishte e pavërtetë? Topi është i jot, penalltinë gjuaje vetë.
Grida Duma: Te fusha ime nuk gjuan dot penallti ti, sado të zgërdhihesh. Se çdo ‘Topi’ ta tregojë unë tani. Topi do që këto deputetët e Tiranës, që po i bëni ju fresk, të shkojnë te ato pallatet atje.
Alfred Lela: Gishtin mos ma drejto mua, se nuk jam zëdhënësi yt, as rrogëtari yt. Atë gishtin fute ku të duash. Mos ma drejto gishtin mua.
Grida Duma: Ia drejtoj kujtdo që vjen në studion time për qejf.
Alfred Lela: Mos ma drejto gishtin mua.
Grida Duma: Ta drejtoj gishtin 100 herë dhe të nxjerr edhe jashtë sa herë të dua për mungesë etike. Të ikësh, Lela, që çke me atë punë. Dhe fute ti gishtin pastaj. Hajde, ik.
