Sherifi: Opozita ra në kurthin e Zaev, qeveria vazhdon me ndryshime ne koalicion!

Mbrëmjen e sotme, pedagogu Idaver Sherifi, njëherit drejtor i Përgjithshëm i televizionit ABC, i ftuar në emisionin “Pressing” në T7, ka folur rreth situatës politike të krijuar së fundmi në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë fjalës së tij, Sherifi deklaroi se dorëheqja e kryeministrit Zoran Zaev hapi oreksin e opozitës për të lëvizur gurët në mënyrë që të fitojë pushtetin duke shtuar se opozita tashmë është në kurth të Zoran Zaev.

Sherifi: Dorëheqja e Zaev i hapi oreksin opozitës. Dhe kjo bëri që të lëvizin gurët nga VRMO duke tentuar të bëjë një shumicë të re. Dukej shumë shpresëdhënëse por tashmë duket se ka pikëpyetje dhe për vazhdimësinë e saj. Opozita ka rënë në një far kurthi të Zaev.” tha Sherifi.

“Situata aktuale në Maqedoni me shumicën e re opozitare nuk premton gjë. Qeveria nuk do te bie por edhe nëse qeveria bie do jetë probleme i madh për opozitën aktuale. Kjo do ti shërbejë më shumë Bashkimit Demokratik për Integrim se opozitës. Opozita aktuale shqiptare për një kohë të shkurtër do jetë pjesë e qeverisë por do pastrojë BDI-në nga të gjitha ato gabime që mund të ketë bërë për një kohë të gjatë në pushtet.

Kështu, në zgjedhjet e ardhshme BDI do futet si parti opozitare duke bërë një fushatë si opozitë dhe prandaj këtë e hap e shoh si një hap të pamatur të opozitës. Partitë opozitare shqiptare kanë bërë një gabim strategjik, sidomos BESA, e cila ka rrezikuar reputacionin para elektoratit shqiptar”.

Sherifi gjithashtu ka theksuar, se ai nuk pret rrëzim të qeverisë por pret një qeveri “Zaev 3”, me ndryshime në partnerët e koalicionit, gjegjësisht, daljen e Besës dhe përfshirjen e Alternativës në koalicionin e ri qeveritar.

Taravari dhe të tjerët mohojnë “Të majtën” por tregohet se nuk mund të ketë qeveri të re pa ta. Është një problem që do krijojë “kokë dhimbje” partive shqiptare më shumë se BDI. Se në të dy pozicionet është komode për më vonë. /albeu.com/


Shtuar 9.11.2021 20:52