Shënoi golin e parë me Kombëtaren, Bajrami: Jemi të gjithë të lumtur, kemi një rrugë të gjatë

Autori i golit të dytë, Nedim Bajrami, foli për Supersport pas ndeshjes me Moldavinë. Lojtari më i mirë në fushë sot për kuqezinjtë u shpreh kështu:

Jemi të gjithë të lumtur, jam i lumtur edhe për golin e parë me Shqipërinë. Kemi një rrugë të gjatë dhe kemi një skuadër që beson dhe jep maksimumin. Edhe ndeshjen e parë luajtëm mirë me këtë trajner, mungoi vetëm goli. Pas 3 ditësh kemi ndeshjen tjetër, jemi të fokusuar të marrim 3 pikët.

Pozicioni im i preferuar është ky, unë jap maksimumin ku më fut trajneri. Ndeshjen tjetër shpresoj të ndihmoj përsëri skuadrën. Trajneri bën zgjedhjet, isha me Rejën ndërsa tani erdhi Sylvinho dhe ndihem shumë mirë. Skema më përshtatet.


Shtuar 17.06.2023 23:07