Bajrami “i ngriu gjakun” Milanit, super goli i tij bëhet viral (VIDEO)

Empoli u përball me Milan në sfidën e javës së 8-të të Serie A, një takim që u mbyll me fitoren e kuqezinjve me shifrat 3-1.

Në këtë duel protagonist ishte edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, i cili edhe pse hyri si zëvendësues në fushën e lojës 59-të arriti që të gjente rrugën e rrjetës për toskanët në minutën e 90+2.

Mesfushori i Shqipërisë ekzekutoi në mënyrë të shkëlqyer një goditje dënimi nga një distancë e konsiderueshme duke barazuar përkohësisht rezultatin e ndeshjes.

Nga Eurosport, paraqitja e 23-vjeçarit është vlerësuar me notën 7, një nga më të lartat e skuadrës së drejtuar nga trajneri Paolo Zanetti.

Bajrami, nota 7- “Ka pak faj në shpërdorimin e dy rasteve duke e dërguar topin jashtë kuadratit. Megjithatë, “fajin” e shlyen me një goditje dënimi shumë inteligjente duke konfirmuar kualitetet që zotëron. Është një Top-Player i skuadrës së Empolit”, shkruan Eurosport për paraqitjen e Bajramit ndaj Milanit. /h.ll/albeu.com

Shtuar 2.10.2022 12:11