Shembja e banesave, Rama: E kanë marrë të gjithë pjesën që i takon (FOTO LAJM)

Shembja e ndërtesave në disa lagje të Tiranës ku do të kalojë projekti i Unazës së Madhe është kthyer në një nga temat më të diskutuara të ditëve të fundit.

Rama u është përgjigjur disa komentuesve në lidhje me situatën e rëndë që është krijuar në lagjen “5 maji” pas shembjes së ndërtesave që preken nga rindërtimi.

Sipas kryeministrit Edi Rama të gjithë banorët e kanë marrë pjesën që i takon dhe askush nuk është nxjerrë nga banesa pa pasur një zgjidhje.

Banori: Po pse nuk shenon ne keshill a duhet t’i nxirrja me force banoret e 5 Majit ?! Ishte vertet nje veprim I paligjshem per mos te permendur perndjekjen e vazhdueshme te shitesve ambulante ku policia bashkiake e lali Erit u prishte gjithe tezgat!

Rama: Patjeter qe kush nuk del me hir duhet te dale me pahir, pasi e ka marre ate qe i takon sic e kane marre te tere banoret tek 5 maji, ndersa shitesit ambulante nuk lejohen askund qe te hapen si vaji ne lakra pertej vendeve te lejuara.

Banorja: Ju ftoj te zgjdhni problemin e 5-majit! Nuk eshte e vertete qe banoret po trajtohen siq ju takon! Po nxirren me dhune nga banesat e tyre pa firmosur asnje kontrate! Refuzimi i firmosjes se kontrates behet sepse ajo eshte e njeanshme e pavlefshme dhe ne dem te qytetareve! Ju lutem trajtojeni problemin rast pas rasti! Secili rast ka problematike te vecante! Ndalojeni kete qe po ndodh! Eshte realisht e tmerrshme! Nuk jemi aspak te pa-ligjshem!

Rama: Askush nuk nxirret pa nje zgjidhje, demshperblim apo bonus qeraje dhe kompensim me banese sociale, njesoj sic beme me te prekurit nga termeti! Refuzimi nuk e bllokon dot procesin e zhvillimit dhe sigurisht qe pasohet me nxjerrje forcerisht, perderisa te tereve u eshte dhene zgjidhja e askush nuk eshte lene ne qiell te hapur.

Më 19 janar Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ndërmori aksionin për prishjen e banesave në zonën e 5 majit në Tiranë duke i hapur rrugën procesit të rindërtimit. Në total, preken 430 në total nga projekti i rindërtimit./albeu.com/