Një 38-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pas shembjes së një skele gjatë rikonstruksionit të një godine në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Dyrrah” në Durrës teksa skela e vendosur në goditën në rikonstruksion u shemb, duke lënë kështu të plagosur rëndë punonjësin 38-vjeçar.
Ky i fundit është transportuar me urgjencë drejt qendrës spitalore për të marrë ndihmë mjekësore, i cili është dëmtuar rëndë në këmbë.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia për të dokumentuar rastin e plotë si dhe për të verifikuar nëse janë respektuar plotësisht regullat e sigurisë në punë. Gjithashtu pronari i goditës në ndërtim ku dhe ishte i punësuar 38-vjeçari, është shoqëruar për në komisariat.