Shembet pika e karburantit pa leje në Fier-Lushnje, 3.8 milionë lekë gjobë pronarit

Një pikë karburanti e ngritur pa leje përgjatë aksit rrugor Fier-Lushnje është shembur sot nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Fadromat e IKMT rrëzuan konstruksionin metalik dhe gjithë ndërhyrjet e tjera të paligjshme të bëra nga subjekti, i cili gjithashtu u ndëshkua me gjobë në vlerën rreth 3.8 milionë lekë të reja.

Operacioni për shembjen e ndërtimeve pa leje nisi në qershor të këtij viti dhe rifilloi në shtator përgjatë gjithë vijës bregdetare.

Aktualiasht veç zonave bregdetare po shemben objekete pa leje edhe përgjatë akseve kombëtare./albeu.com


Shtuar 21.10.2021 16:12