Pogba heziton të rinovojë kontratën

Mesfushori francez Paul Pogba ende nuk e ka ndërmend ta pranojë rinovimin e kontratës me Manchester Unitedi.

Bëhet e ditur se Pogba e ka shtyrë vendimin e tij për rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij sezoni, pasi po dëshiron ta shoh projektin e klubit.

Te Unitedi, tashmë i kanë ofruar Pogbas rinovimin e kontratës deri në vitin 2025 për shkak se po e konsiderojnë si lojtar të rëndësishëm. Mirëpo, 28-vjeçar po pret t’i shoh planet e klubit që i ka për të ardhmen përpara se të pajtohet me kushtet e ofruara.

Ai këtë edicion ka shtatë asistime në 11 ndeshje kurse interesim për transferimin e tij, kanë treguar Real Madridi, Paris Saint-Germaini, Juventusi e Barcelona. /albeu.com


Shtuar 21.10.2021 16:21