Nga protesta, e cila ka arritur në ditën e 161-të, kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, deklaroi se ajo nuk do të ndalet, pavarësisht përpjekjeve për ta shuar, për ta marrë nën kontroll apo për të nxitur përplasje mes pjesëmarrësve.
Sipas Shehajt, protesta u përket studentëve, protestuesve dhe qytetarëve shqiptarë që kërkojnë ndryshimin e klasës politike të korruptuar. Ai e bëri këtë klasë përgjegjëse për vështirësitë që, siç u shpreh, ua kanë bërë jetën të pamundur shqiptarëve gjatë 35 viteve të fundit.
Të lidhura
None found






