Shefi i spitalit “Shefqet Ndroqi”: Situata është e rëndë, të zbatojmë masat!

Shef i shërbimit në spitalin “Shefqet Ndroqi”,  Perlat Kapisyzi ka deklaruar se situata me koronavirusin është e rëndë, por jo kritike.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, mjeku Kapisyzi i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat, të mbajnë maskë dhe të respektojnë distancimin social.

“Ka një rënie të numrit  ë rasteve, ndërsa në janar ose në dhjetor, ose nëntor të gjithë pothuajse spitalet covid ishin në kufijtë maksimalë, aktualisht ky numër është shtruar në të gjithë spitalet e tjerë. 400-450 janë shtruar në spitalet covid dhe të rretheve.

Numri i shtrimeve në spitaleve është indikatori kryesor që tregon dhe për incidencën dhe për mortalitetin.

Situata është e rëndë por nuk është kritike. Nuk mund të vëmë festen mbi sy, të heqim maskat! Ky nuk është mesazhi. Mesazhi është që falë vënies së maskave, kam konstatuar që njerëzit janë më të kujdesshëm me maskat dhe distancimet dhe kufizimet në kohë kanë dhënë rezultatin e tyre”, tha nder të tjera Kapisyzi. /news24

 


Shtuar 20.03.2021 06:03