Joachim Low po mëson spanjisht, sinjale për Zinedin Zidane

Trajneri aktual i kombëtares së Gjermanisë, Joachim Low është duke mësuar gjuhën spanjolle.

Kujtojmë që Loë në fund të Euro 2020 do të largohet nga drejtimi i “panzerave” dhe do të mbesë trajner i lirë.

Ashtu siç raporton gazetari, Christian Falk, Loë është duke mësuar gjuhën spanjoll dhe klubi i tij i ëndrrave për ta menaxhuar është Real Madridi.

Skuadra madrilene para disa viteve ishte interesuar për shërbimet e Loëit, por ky i fundit i kishte refuzuar ata për shkak se ishte dëshironte qëndrimin në stolin e Gjermanisë.

Loë përmes mediave gjermane e ka konfirmuar se pas aventurës me Gjermaninë, dëshiron që të bëhet trajner i ndonjë klubi europian./albeu.com/

Shtuar 20.03.2021 06:03