Administrata ka hapur dyert për ekspertë nga fusha të ndryshme, përfshi këtu edhe për pozicionin e shefave apo drejtorëve.
Sfidat në teknologji dhe puna me Bashkimin Europian e ka bërë administratën publike që të ketë nevojë për punonjës të kualifikuar.
Qeveria ka vendosur që të vërë në dispozicion të tyre, pozicione drejtuese si shef sektori apo drejtorë, që të joshë ekspertët e duhur.
Agathi Nano, Drejtore e Rekrutimeve në DAP shpjegon se kush janë kategoritë që ftohen në këto konkurse.
Sistemi ynë universitar nuk prodhon një sërë profilesh të nevojshme për kohën.
Gjithsesi, shefja e rekrutimeve në DAP, siguron se mundësia e parë në këto konkurse do t’u jepet nëpunësve civile që janë brenda sistemit.
Ligji lejon që vetëm 20 % e rekrutimeve në administratën publike mund të merret nga jashtë shërbimit. Pjesa tjetër duhet të respektojë karrierën e brendshme të punonjësve me status./albeu.com/