SHBA: Talebanët do të lejojnë që njerëzit në rrezik të largohen pas 31 gushtit

Sekretari i Shtetit Amerikan, Antony Blinken ka thënë se talebanët janë zotuar të lënë qytetarët amerikanë dhe afganët në rrezik të largohen edhe pas 31 gushtit, datës së fundit të evakuimeve.

Blinken theksoi se përpjekjet e SHBA për të ndihmuar njerëzit që donin të largoheshin nuk do të përfundonin në atë datë.

Më tej ai u shpreh se deri në 1.000 shtetas amerikanë, ndoshta më shumë, mund të ishin akoma në Afganistan dhe administrata po bënte përpjekje maksimale për t’i gjetur ata./albeu.com


Shtuar 25.08.2021 21:59