SHBA do të blejë 500 milion vaksina Pfizer për t’jua dhuruar vendeve të tjera

Shtetet e Bashkuara do të blejë 500 milionë doza të vaksinës Pfizer / Biontech për t’jua dhuruar vendeve të tjera.

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden do ta njoftojë lajmin në samitin e G7 në Cornwall, Angli, këtë javë, shkruan CNN.

Rreth 200 milion doza do të dhurohen gjatë 2021 dhe 300 milion do të shpërndahen në gjysmën e parë të 2022.

Të gjitha dozat do të kalojnë përmes COVAX, nismës ndërkombëtare të vaksinave, dhe do të shkojnë në 92 vende me të ardhura të ulëta dhe të ulëta, përveç Bashkimit Afrikan./albeu.com


Shtuar 9.06.2021 21:20