E sfidoi hapur për PD-në, Kadilli: Basha zbukuron dështimet e tij

Anëtari i kryesisë dhe njëkohësisht kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ia atribuojë vetes së tij meritën për garën brenda kësaj partie. Nga Korça, ku zhvilloi një takim me demokratët, Kadilli tha se ditën kur ai shpalli kandidaturën e tij ishte e pamundur të mendohej për garë, ndërsa sot janë katër kandidatë.

“Në fund të këtij procesi PD do dali më e fortë, unë e arrita me projektin tim një fitore, arrita që PD të ketë garë, kur unë dola atë ditëm ishte e pamundur të besohej se do kishim një garë, sot mburremi që kemi 4 kandidatë, këtë e bëri projekti im, i njeriut që kur bie gjen forcën për t’u ngritur”, tha Kadilli.

“Gara nisi e pabarabartë, asimetrike sepse kryetari në zyrë i ka të gjitha mjetet për të bërë fushatë për t’u imponuar, po është asimetrike dhe në aspektin moral dhe unë kam epërsi morale sepse i kam thënë gjërat në kohën e duhur dhe që sot merr përgjegjësi për të ngritur PD. Motoja ime është  e thjeshtë, anëtari i partisë, bëhu kryetar i vetes tënde mos prit të bësh karrierë  nga kryetari në Tiranë, bëj vetë karrierë, merr përgjegjësi. Kjo i duhet partisë për ta kthyer në një parti më të madhe se kryetari, më e madhe se vetëvetja, që frymëzon dhe që është e vërtetë. Lulzim Basha humbi, zgjedhjet nuk ishin aspak të barabarta, as të ndershme, i quajmë sot masakër, nesër do ta gjuajmë gjenocid zgjedhor, kë do të impresionojë Basha? Apo do të zbukurojë humbjen? Ai humbi, të largohet t’i japi frymë partisë, ka 8 vite që formulon të njëjtin fjalim, po humbi në 2025 të njëjtin fjalim do dëgjoni. Njeri që fshihet pas gjysmë të vërtetash duke zmadhuar hilet e kundërshtarit dhe duke zbukuruar dështimet e veta “, shtoi ai.


Shtuar 28.05.2021 19:16