Sezoni turistik në prag , qeveria jep 100 milionë lekë për të promovuar turizmin

Pandemia ka prekur një sërë fushash në Shqipëri, por padyshim turizmi ka qenë një nga sektorët më të goditur.

Për këtë arsye, qeveria shqiptare ka vendosur të shtojë një fond prej 100 milionë lekësh për programin “Zhvillimi i turizmit”, për të promovuar vendin në prag të sezonit turistik.

Vendimi është marrë në mbledhjen e zhvilluar një ditë më parë nga Këshilli i Ministrave, ku me anë të këtij fondi pritet të realizohet promovimi i Shqipërisë në vendet ndërkombëtare, si një destinacion mikpritës “COVID FREE”.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë, ndërsa fondi prej 100 milionë lekësh do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit përcaktuar për këtë vit.


Shtuar 13.05.2021 12:50