Janë publikuar pamjet e para nga vendi ku u ekzekutua biznesmeni shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Kamer Idrizi. Mediet fqinje kanë publikuar foto nga vendngjarja, ndërsa theksojnë se në momentin ku ndaj tij u hap zjarr, 42-vjeçari ishte në makinë së bashku me nipin, i cili u plagos rëndë nga breshëria e plumbave.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Butel 2. Mësohet se viktima në momentin e krimit ishte brenda makinës së tij tip “Golf 7” e parkuar pranë një parkimi restoranti.

Dyshohet se autorët e kanë pritur viktimën deri sa ka ardhur në parkim ndërsa më pas i janë afruar dhe kanë qëlluar me breshëri.

Arma e vrasësve ka qenë kallashnikov, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur të pakën 90 gëzhoja, ku disa prej tyre i morën jetën Kamer Idrizit.