Sërish zjarr në Vlorë, aktivizohet një vatër në Tragjas

Për shkak të temperaturave të larta, në vend ka pasur shumë zjarre. Së fundmi një vatër e re është aktivizuar në Tragjas të Vlorës.

Ky zjarr vjen pas shuarjes së atij në Dukat që dogji shumë sipërfaqe të mëdha.

Forcat zjarrfikëse janë nisur për në vendngjarje.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Ministria e Mbrotjes u bëri thirrje strukturave të qëndrojnë në gatishmëri për situata emergjente tani në verë kur temperaturat janë të larta, sidomos për zjarret./albeu.com


Shtuar 28.07.2021 08:31

Tags: ,