Sërish të shtëna me armë në SHBA, plagosen 10 persona në Florida

Të paktën 10 persona u plagosën nga të shtënat me armë në Lakeland, Florida, tha policia, dhe dy janë në gjendje kritike.

Të shtënat erdhën nga një automjet tip “Nissan”, tha shefi i Departamentit të Policisë së Lakeland, Sam Taylor.

“Mjeti u ngadalësua, nuk u ndal dhe katër xhamat u ulën. Dukej se në makinë ishin katër persona që gjuanin. Ata filluan të qëllojnë nga të katër dritaret e automjetit”, tha Taylor.

Tetë nga viktimat kanë plagë jo të rrezikshme për jetën, tha Taylor në një konferencë shtypi. Vetëm tre viktima u transportuan nga shërbimet e menaxhimit të urgjencës dhe ishin të moshës 20 deri në 35 vjeç. Të tjerët u morën me automjete personale, tha ai.

Policia beson se ishte një ngjarje e e planifikuar dhe është në kërkim të makinës dhe autorëve.


Shtuar 31.01.2023 09:31