Semi i vë vulën për Donaldin: Nuk do të dashuroja kurrë ish-partnerin e shoqes së ngushtë! (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother Vip” po diskutohej nëse dikush prej banorëve do pranonte apo jo të krijonte një lidhje dashurore me ish- të dashurin/ën e mikut/es së ngushtë.

Mes banorëve mendimet ishin të ndryshme por kurioziteti më i madh ishte tek qëndrimi i Semit, pasi Donaldi me të cilën ajo është tepër e afërt në atë shtëpi, është ish-partneri i Bora Zemanit, njëkohësisht mikesha e ngushtë e Semit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Përgjigja e Semit ishte e shkurtër dhe tepër e sigurtë.

“Jo, kategorikisht jo. Sidomos nëse është shoqe e ngushtë absolotisht që s’do e bëja kurrë”, tha Semi.

Këngëtarja nuk hoqi dorë nga parimi i saj, edhe pse banorët e “provokuan” disa herë.

 


Shtuar 17.10.2021 12:09